/
RSS Feed
Mësuesit në Kosovë luftojnë për të mbështetur familjet e tyre me pagat e tyre dhe kanë burime të kufizuara në klasë – por thonë se qeveria ua ka kthyer shpinën kërkesave të tyre për bashkëpunim për të përmirësuar arsimin. “Ne po mundohemi të krijojmë një rrjet bashkëpunimi të ndërsjellë -thotë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Mësuesve, SBASHK. “Kolegët e mi në të gjitha shkollat e Kosovës aktualisht po luftojnë për arsimin vetëm me një shkumës, fshirëse dërrase, dërrasë të bardhë dhe në kushtet e mungesës së mjeteve dhe pajisjeve themelore për zhvillimin e procesit mësimor ashtu sic duhet.”